KryesoreLajme

Ministri Maqedonci në SHBA, takime edhe në Departamentin e Shtetit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, shkruan Kosova Post.

Kështu ka njoftuar Maqedonci përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se do të zhvillojnë takime në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e SHBA-së dhe në institucione të tjera.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

“Këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Këto ditë po qëndroj për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Gjatë kësaj vizite, do të zhvilloj takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e ShBA-së dhe në institucione të tjera. Këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Lexo më shumë  Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Rruga Press

YouTube player