KryesoreLajme

Ministri Krasniqi thotë se Ura e Ibrit do të hapet

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili është një nga ministrat që viziton rregullisht Veriun e Kosovës bashkë me ministrin Xhelal Sveçla, ka folur për çështjen e Urës së Ibrit.

Ndonëse ka pasur reagime të ashpra të ndërkombëtarëve, Krasniqi ka thënë se secili veprim rreth Urës është bërë me koordinim me ndërkombëtarët.

Lexo më shumë  Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”

Ai ka thënë se s’ka asnjë arsye që Ura e Ibrit të vazhdojë të jetë e mbyllur për vetura, megjithatë i pyetur se kur do të hapet, s’ka treguar.

 “S’ka asnjë arsye që ura të vazhdojë të mbetet e mbyllur. Në të gjitha diskutimet, qoftë me serbët, qoftë me faktorët ndërkombëtarë, s’ka asnjë argument se pse kjo urë s’duhet të jetë e hapur për qarkullim”, ka thënë ministri Krasniqi në një intervistë për FRONTAL të T7

Lexo më shumë  Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

“Në njërën anë kemi akuzën për veprime pa koordinim, dhe unë besoj që pjesa e hapjes së Urës duhet të ketë koordinim. Për të gjithë ata që janë ithtarë të koordinimit me aleatët, ne po koordinohemi”, ka shtuar tutje ai.

Rruga Press

YouTube player