Ministri Krasniqi demanton dezinformatat që Klani i Serbisë shpërndau për atë dy ditë para zgjedhjeve
Shkruan Elbert Krasniqi
Demantim ndaj reportazhit tendencioz të emisionit KIKS Kosova
Ndonëse dëmi tashmë është bërë duke u sulur e vërsulur në drejtim timin dy ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit, unë konsideroj se është e nevojshme për hir të opinionit dhe të vërtetës të demantoj reportazhin tendencioz dhe të pavërtetë të mediumit “Klan Kosova” me titull ‘Krimi financiar i Elbert Krasniqit, 10 milionë euro për shtëpitë e familjarëve’.
Ky emision që kishte për qëllim të njëlloste figurën time përmes një reportazhi tendencioz, të pasaktë e të pavërtetë do të përballet me mua përmes rrugëve ligjore.
Unë, Elbert Krasniqi, nuk kam keqpërdorur asnjëherë, asnjë cent nga buxheti publik dhe as nuk posedoj villë askund. Çdo akuzë e tyre, secila shpifje e ulët ka qëllim vetëm sulmin dhe denigrimin tim politik, për çka, do ti drejtohem KPM-së dhe organeve kompetente duke ngritur padi ndaj këtij mediumi dhe atyre gazetarëve.
Sulmet e porositura, shpifjet tendencioze nuk mund ta ndalin punën tonë dhe as nuk mund të na zbrapsin nga misioni ynë për të përmirësuar gjendjen sociale dhe ekonomike të pjestarëve nga komunitetet jo shumicë.
Rruga Press