Lajme

Ministri Konjufca pret në takim të ngarkuarin me punë të ambasadës japoneze, u diskutua pjesëmarrja e Kosovës në EXPO – Japoni

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Japonisë në Republika e Kosovës, Hiroyasu Tanigaki.

Sipas njoftimit të ministrisës, gjatë takimit u diskutua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Japonisë. U theksua se, ndonëse dy vendet janë gjeografikisht të largëta, ato ndajnë interesa dhe vlera të përbashkëta që e forcojnë bashkëpunimin dhe partneritetin ndërmjet tyre.

Lexo më shumë  'Bashkia e Tiranës i mban paratë', Gazetarja: Qeverisje që dështon në investime dhe transparencë

Në takim u diskutua edhe për pjesëmarrjen e Kosovës në Expo 2025 Osaka në Japoni, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.

Po ashtu, u përmend se Universiteti i Prishtinës tashmë ofron kurse të gjuhës japoneze, duke krijuar një urë të re bashkëpunimi kulturor dhe arsimor ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

Gjatë bisedës u theksua edhe përputhja e qëndrimeve gjeopolitike mes dy vendeve dhe përkushtimi i përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. Konjufca gjithashtu i përcolli urimet e tij Japonisë për formimin e qeverisë së re dhe për emërimin e kryeministres së re.

Lexo më shumë  Nga 1 Maji shtrenjtohet plastika, përpunuesit e qumështit në Shqipëri paralajmërojnë rritje kostosh

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të partneritetit dhe bashkëpunimit me Japoninë”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Rruga Press

YouTube player