Bota

Ministri i Shëndetësisë: 10 spitale ukrainase janë shkatërruar plotësisht

Ministri ukrainas i Shëndetësisë, Viktor Lyashko, tha se 10 spitale janë shkatërruar plotësisht që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Duke folur në një intervistë, Lyashko tha se spitalet e tjera nuk mund të furnizoheshin me ilaçe dhe materiale të tjera për shkak të luftimeve aty pranë.

Lexo më shumë  Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristët, preken vetëm palestinezët

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndërkohë, tha se ka konfirmuar 62 sulme të veçanta në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit, duke rezultuar në 15 të vdekur dhe të paktën 37 të plagosur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *