Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se ka gjetur një mori shkeljesh ligjore në dikasterin që drejton.

Duke raportuar në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku u shqyrtua raporti i auditimit të MPB-n për vitin 2020, Sveçla tha se disa prej shkeljeve i ka dërguar edhe në hetuesi.

“Ka pasur tejkalim të vlerave të kontratës kornizë me procedurë jo publike. Vlera e saj ishte mbi 200 mijë euro ku janë bërë tejkalime mbi normën e lejuar”, tha ai.

Lexo më shumë  VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

Shqetësime për të gjeturat e auditorit për pasqyrat financiare të Ministrisë̈ së Punëve të Brendshme për vitin 2020 ngritën edhe anëtarët deputet të Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *