Lajme

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës përkujton holokaustin: Dy popuj, një përvojë historike

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përkujtuar sot holokaustin, ndërsa theksoi se përvoja jonë historike dhe e popullit izraelit bashkohen në një pikë, në atë të mbijetesës përmbi përpjekjet e armiqve për të na shfarosur.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan përballja jonë shekullore me shfarosjen ngadhënjeu me dhimbje shumë të mëdha dhe me fitoren e miqësisë e solidaritetit historik mes dy popujve tanë.

Lexo më shumë  Murati: Ulja e akcizës për naftën do të ishte vetëm 8 euro kursim në muaj për një familje, ndërsa 10 milionë euro humbje për shtetin

“Dy popuj një përvojë historike!

Në kujtim dhe nderim për të gjitha e Viktimave të Holokaustit.

Përvoja jonë historike dhe e popullit izraelit bashkohen në një pikë: Mbijetesa përmbi përpjekjet e armiqve tanë për të na shfarosur.

Përballja jonë shekullore me shfarosjen ngadhënjeu me dhimbje shumë të mëdha dhe me fitoren e miqësisë e solidaritetit historik mes dy popujve tanë.

Lexo më shumë  Si po i detyron burokracia në Shqipëri gazetarët që të heqin dorë nga kërkesat për informacion

Ne kujtojmë dhe kurrë nuk harrojmë!”, shkruan Mehaj. 

Rruga Press

YouTube player