Ministri i Mbrojtjes: Japonia do të furnizojë Ukrainën me armë
Ministri i Mbrojtjes së Japonisë, Nobuo Kisi ka thënë se Japonia do të furnizojë Ukrainën me maska dhe uniforma të armëve kimike. Sipas Protothema, ai tha se dronët komercialë do t’i ofrohen Ukrainës për qëllime zbulimi si pjesë e luftës së saj kundër pushtuesve rusë. Kjo vjen si përgjigje pas kërkesave të shumta nga qeveria e Ukrainës.
“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë sa më shumë mbështetje për qeverinë ukrainase,”-tha Kisi.
Japonia së fundmi ka furnizuar Ukrainën me jelek antiplumb, helmeta dhe veshje luftarake dimërore. Si pjesë e sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Moskës, Japonia ka vendosur ndalimin e importeve të 38 mallrave nga Rusia, duke përfshirë vodka dhe disa produkte druri.
Produktet e ndaluara përbëjnë pak më shumë se 1% të importeve nga Rusia, raportoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo. Japonia po vepron në përputhje me Perëndimin në vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Rusisë.
Rruga Press