Ministri i Kulturës i Ukrainës “Rusia po shkatërron vendet kulturore”
Ministri i Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës, Oleksandr Tkachenko, bëri thirrje të premten “për mbylljen e qiejve mbi Ukrainën, sepse agresorët rusë po shkatërrojnë vendet kulturore ukrainase”.
“Shumica e krimeve të luftës të Putinit në Ukrainë janë kryer nga ajri,” tha Tkachenko, sipas një deklarate nga ministria.
“Raketat dhe avionët e Rusisë po shkatërrojnë qëllimisht qendrat historike të qyteteve të mëdha. Putini dëshiron të shkatërrojë trashëgiminë dhe kulturën e Evropës, ta fshijë atë nga faqja e dheut.”
“Një diktator i çmendur kërcënon të shkatërrojë Katedralen e Shën Sofisë në Kiev, një kishë e UNESCO-s e ndërtuar në shekullin e 11-të,” paralajmëroi ministria.
“Qindra viktima të pafajshme, shkatërrimi total i kishave, katedraleve dhe muzeve – është çmimi i qiellit ende të hapur mbi Ukrainë.”
Ministria tha se në qytetin e Kharkiv, forcat ruse bombarduan Katedralen “ku njerëzit ishin fshehur” ndërtesat e Universitetit Kombëtar të Arteve të Kharkiv dhe konviktet e Akademisë Shtetërore të Kulturës në Kharkiv.
Në Ivankov, afër Kievit, muzeu i “artistes me famë botërore Maria Pryimachenko, veprat e së cilës u admiruan nga Pablo Picasso” u bombarduan gjithashtu. Akademia Shtetërore e Arteve Dekorative dhe Dizajnit të Kievit është dëmtuar gjithashtu nga pushtuesit.
Ndërsa “ukrainasit e zakonshëm ndalojnë tanket ruse me duar të zhveshura”, tha ministria, “raketat dhe avionët rusë vazhdojnë të bombardojnë në mënyrë të neveritshme dhe të pandershme qytetet tona të bukura paqësore.”
“Bota duhet ta ndalojë këtë”, shtoi ministria.
© Rruga Press