Ministri i Kosovës Sveçla/ Kufiri i vendosur në 1913 i padrejtë
Mbledhja e dy qeverive ka nisur me propozime për marrëveshjet në vazhdim midis dy shtetve me të njëjtën kombësi.
Këtë e theksoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen midis dy qeverive, Sveçla e nisi duke vënë në pah se sa i padrejtë është kufiri midis shqiptarëve dhe duhet punuar që këto kufij mos ekzistojnë.
Sveçla; Kufiri arbitrar i vendosur në vitin 1913, i ndau shqiptarët në mënyrë të padrejtë. I la të ndarë jo vetëm si komb por edhe familjarët, shoqërinë në anët e ndryshme të kufirit.
Rruga Press