Bota

Ministri i jashtëm slloven: Ballkani është nën kërcënim

“Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është i rëndësishëm për pozicionin strategjik të bllokut në botë, ndërsa ajo është mundësi edhe për kompanitë sllovene”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Sllovenisë, Anzhe Logar.

“Për sa kohë rajoni nuk është i përfshirë në BE, ai do të jetë i hapur për kërcënime të ndryshme strategjike të cilët dalin nga aktivitete të cilat nuk janë të harmonizuara me BE-në lidhur me vlerat dhe aspektet gjeopolitike”, tha Logar.

Lexo më shumë  WSJ: 3 000 ushtarë koreano-veriorë të vrarë në Ukrainë

Ekonomia është segment i rëndësishëm i integrimit, ndërsa Komisioni Evropian ndau më shumë se nëntë miliardë euro fonde për projekte infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor, të cilët, sipas ministrit slloven të Punëve të Jashtme, do ta afrojnë rajonin drejt BE-së në infrastrukturën ekonomike.

“Kjo njëkohësisht është edhe mundësi që ekonomia sllovene të marrë pjesë në realizimin e këtyre projekteve dhe të tërheq një pjesë nga nën miliardë euro”, tha Logar.

Lexo më shumë  Mijëra studentë serbë protestojnë për të kërkuar përgjegjësi për incidentin në Novi Sad

Mundësi e mirë për Slloveninë është plani i SHBA-së të sjellin disa investime të mëdha në Ballkanin Perëndimor që të realizojnë projekte të cilat do të jenë në konkurrencë me projektet kineze, tha Logar.

Rruga Press

YouTube player