BotaKryesore

Ministri i Jashtëm polak thotë se mbrojtja e krahut lindor të NATO-s kundër Rusisë mund të kushtojë mbi një trilion euro

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, pritet të thotë në një fjalim para Sejmit (parlamenti polak) të enjten, se agresioni rus kundër krahut lindor të NATO-s do t’u kushtonte këtyre vendeve të paktën 1.2 trilion euro.

Ministri i Jashtëm polak do të deklarojë, në veçanti, se nëse Ukraina humb, kërcënimi nga Rusia nuk do të zvogëlohet, por do të rritet.

Ai pritet të paraqesë llogaritje që tregojnë se, në rast të një agresioni të mundshëm rus, mbrojtja e vendeve të krahut lindor të NATO-s, përfshirë Poloninë, do të kushtonte të paktën 1.2 trilion euro – pothuajse aq sa gjashtë vjet kosto e funksionimit të shtetit polak.

Lexo më shumë  Britania i vendos sanksione kompanisë së naftës Transneft, paketa më e madhe ndaj Rusisë

Sikorski gjithashtu planifikon të thotë se, në kundërshtim me propagandën e saj, Rusia nuk po e fiton luftën kundër Ukrainës.

Ai do të argumentojë se Rusia ka humbur shansin e saj për demokratizim dhe modernizim, duke cituar të dhëna për afërsisht 1.2 milion ushtarë rusë të vrarë ose të plagosur, humbjen e qasjes në tregjet perëndimore për kompanitë ruse për shkak të sanksioneve dhe faktin se shpenzimet e mbrojtjes tani konsumojnë deri në 40% të buxhetit të Rusisë.

Lexo më shumë  Janko Veselinoviq: SNS-ja e Vuçiqit funksionon si kartel droge, i ngjashëm me ato në Meksikë

Sipas ministrit të jashtëm polak, sanksionet e vendosura ndaj Rusisë po funksionojnë dhe po e dobësojnë qartë ekonominë e saj dhe, si pasojë, makinën e saj të luftës.

Sikorski pritet të thotë se Rusia po bën një gabim historik dhe po sakrifikon të ardhmen e saj në altarin e një lufte të panevojshme.

YouTube player