Bota

Ministri i Jashtëm gjerman: Duhet të bisedojmë me talebanët për shtyrjen e afatit të evakuimit

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas gjatë një deklaratë bëri me dije se vendet e G7 duhet që të nisin bisedimet me talebanët për të shtyrë afatin përfundimtar për evakuimin e banorëve nga Afganistani. BBC shkruan se sipas Maas tashmë janë hedhur bazat për të nisë diskutimet mes SHBA, Gjermanisë dhe Turqisë me talebanët që të mundësojnë evakuimin e njerëzve pas 31 gushtit. 

Lexo më shumë  Opozita akuzon kryeministrin sllovak Fico për përgatitje për dalje nga BE-ja

“Duhet të lehtësojmë operacionin civil në aeroportit të Kabulit për të mundësuar evakuimin e njerëzve përtej 31 gushtit,” tha Maas.

Ndërkohë që po ditën e sotme talebanët ua bënë të qartë SHBA-ve që afati i fundit për të evakuuar banorët nga Afganistani është 31 gushti. Ata paralajmëruan pasoja për SHBA-në nëse do të vononte tërheqjen e trupave të saj nga Kabuli.

Lexo më shumë  Trump nis presidencen, poashtu nis dhe gafat, i thotë gazetarit se Spanja është një shtet anëtar i BRICS-it

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *