BotaKryesore

Ministri i Jashtëm francez: “Sot nuk ka më rregulla për stabilitet dhe siguri në Evropë”

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian bëri thirrje për nevojën e rindërtimit të mekanizmit të sigurisë në Evropë, ndërsa ai dhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell njoftuan paketën e parë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë në një konferencë të përbashkët shtypi në Paris, pas vendimit të Moskës për njohin pavarësinë e dy republikave të shkëputura në Ukrainën lindore.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

“Nuk ka më rregulla për stabilitet dhe siguri në Evropë sot,” tha Le Drian. “Mjetet, traktatet, aktet ligjore që deri më tani kanë siguruar stabilitet në Evropë janë të gjitha të vjetruara”.

Le Drian tha se paketa e fundit e sanksioneve është vetëm një hap i parë. BE-ja do të vendosë më shumë sanksione nëse Rusia shkel më tej sovranitetin e Ukrainës.

“Ky është treni i parë, ka municione të tjera, për të përdorur termin e Josepit”, tha ai.

Ai njoftoi gjithashtu se takimi i tij me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, i planifikuar fillimisht të premten në kryeqytetin francez, është anuluar për shkak të veprimeve të fundit të Rusisë.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *