Lajme

Ministri i Financave të Kosovës për konferencën e donatorëve: Trajtim jokorrekt dhe diskriminues për Kosovën nga BE-ja

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, ka thënë se ai nuk ka qenë në gjendje ta përfaqësojë Kosovën në konferencën e donatorëve të organizuar nga BE-ja në Bruksel për të mledhur fonde për Turqinë e Sirinë. Murati tha se organziatori kishte kërkuar që Kosova të paraqitej me fusnotë.

Murati ka thënë se kjo ka pamundësuar pjesëmarrjen e Kosovës. Konferenca e donatorëve është mbajtur për të mbledhur fonde për të ndihmuar qytetarët në Turqi e Siri që u goditën nga tërmetet shkatërruese.

Lexo më shumë  Në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë

Murati në Twitter, ka thënë se Kosova donte të kontribuonte, por iu pamundësua pasi “çasja e organizatorit ishte shumë jokorrekte”.

“U desh t’i ndërroja tre aeroplanë për të arritur sot në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve në mbështetje të njerëzve në Turqi dhe Siri të prekur nga tërmetetet shkatërruese. Qeveria e Kosovës dëshiron të zotohet për mbështetje financiare dhe të jetë pjesë e gjithë përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar. Fatkeqësisht, vendim in nuk mundi të merrte pjesë dhe të kontribuonte për shkak të trajtimit jokorrekt dhe diskirminues nga organizatori, që insistoi në përdorimin e fusnotës në kundërshtim me marrëveshjen fillestare të Brukselit dhe frymën e konferencës së sotme”, ka shkruar Hekuran Murati në Twitter.

Lexo më shumë  Sulmohet me granatë dore ndërtesa e komunës së Zveçanit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *