Ministri i Brendshëm i Austrisë viziton Kosovën
Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer do të takohet ditën e sotme me homologun e tij, Ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçlën.
Takimi mes tyre do të zhvillohet në Prishtinë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe më pas të dy ministrat do të dalin në një konferencë për shtyp.
Nehammer e viziton Kosovën në një kohë kur tensionet në veri mes Kosovës dhe Serbisë pas vendimit të reciprocietit të targave janë çdo ditë e më shumë prezente.
Rruga Press