BotaKryesore

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Putini nuk dëshiron paqe

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka asnjë interes për paqe në Ukrainë, ndërsa përpjekjet diplomatike deri tani kanë dështuar.

“Nuk ka asnjë dyshim se Vladimir Putin nuk dëshiron armëpushim dhe nuk dëshiron paqe për Ukrainën. Por Ukraina duhet të jetë e fortë dhe është përgjegjësia jonë si europianë, kjo është detyra jonë”, theksoi Pistorius.

Lexo më shumë  Një bjellorus në bordin e Korporatës Shqipare të Investimeve (ose pak sevda ruse..)!

Ministri gjerman u bëri thirrje vendeve të Evropës që të tregojnë unitet dhe vendosmëri në përballjen me agresionin rus, duke shtuar se mbështetja për Ukrainën është më e rëndësishme se kurrë.

Rruga Press

YouTube player