KryesoreLajme

Ministri Çeku tregon për restaurimet në Teatrin Kombëtar: Vitin e ardhshëm sipas kontratës duhet të përfundojë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se gjatë restaurimit të Teatrit Kombëtar është parë se “aty është rreziku shëndeti i aktorëve, stafit e publikut”.

“Vitin e ardhshëm sipas kontratës duhet të përfundojë kjo punë”, u shpreh ministri sa i përket punimeve në Teatrin Kombëtar.

“Ka qenë një thirrje për veprim të shpejtë dhe jemi detyru menjëherë me mbyllë Teatrin Kombëtar, sot që kanë nisë punimet e restaurimit e kemi pa që gjendja është edhe më e rëndë sesa që është konstatu në atë kohë. Ka qenë nevojë me vepru shpejtë sepse aty është rreziku edhe shëndeti i aktorëve, stafit dhe publikut”, tha Çeku.

Lexo më shumë  Kurti për moscertifikimin e Listës Serbe: Askush s’ka mundur të presë qëndrim ndryshe prej VV-së

“Nëse ishim ngutë ndoshta e kishim kry pak më herët, por mas 6 muajve apo 1-2 vitesh do të dilnin pasojat e një pune joserioze. Rrugës e kemi kuptu që duhet restaurim i tërësishëm, vlera e këtij investimi është mbi 7 milionë euro, ka edhe shtim të hapësirave të reja, përveç modernziim e rifuksionalizim…”, tha Çeku për Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti: Kur shpallëm organizata terroriste 'Mbrojtjen Civile' dhe 'Brigadën e Veriut', ndërkombëtarët na kritikuan, më pak se tre muaj më vonë na ndodhi Banjska
YouTube player