Lajme

Hajrulla Çeku njofton se janë nënshkruar kontratat për punimet në stadiumin e ri të Ferizajt dhe rinovimin total të atij në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, të enjten ka njoftuar për nisjen e dy investimeve madhore në infrastrukturën sportive të vendit.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ai bëri të ditur se janë nënshkruar kontratat për fillimin e punimeve në stadiumin e ri të Ferizajt dhe për rinovimin total të stadiumit të Prizrenit.

Lexo më shumë  Krasniqi për mosshpalljen e rezultatit përfundimtar Listën Serbe: Politizimi s’po vjen nga KQZ-ja, por nga bashkësia ndërkombëtare

Sipas ministrit Çeku, stadiumi i Ferizajit do të ndërtohet sipas kategorisë 3 të UEFA-s, me kapacitet prej 8,415 ulësesh dhe investim prej 17 milionë eurosh, ndërkaq, stadiumi i Prizrenit do të rinovohet tërësisht, duke u përshtatur me standardet e kategorisë 2 të UEFA-s, me 7,750 ulëse dhe investim prej 12 milionë eurosh.

“Vazhdojmë me vendosmëri të plotë zbatimin e planit tonë pesëvjeçar për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në vend”, ka theksuar ministri Çeku.

Lexo më shumë  Rast pas rasti/ Si po shemben projektet e florinjta të dyshes Rama-Balluku

Këto dy projekte konsiderohen ndër më të rëndësishmet e vitit në fushën e sportit, duke rritur standardet dhe mundësitë për zhvillimin e futbollit në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player