Bota

Ministri britanik thotë se Putini po mundohet ta justfikojë pushtimin e Ukrainës me sulmin në Moskë

Kancelari britanik i Thesarit, Jeremy Hunt tha të dielën se Mbretëria e Bashkuar ka “shumë pak besim” në pretendimet e Kremlinit për sulmin e së premtes në një sallë koncertesh në Moskë dhe e akuzoi atë për përpjekje për të “justifikuar” pushtimin e Ukrainës.

Persona të armatosur sulmuan sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në periferinë veriore të Moskës të premten, duke vrarë të paktën 133 persona. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë organizata terroriste e njohur si Shteti Islamik.

Autoritetet ruse ende nuk e kanë fajësuar këtë organizatë për sulmin, por presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi se sulmuesit u arrestuan teksa ata “po iknin në drejtim të Ukrainës, ku sipas informacioneve paraprake, kishin lënë hapësirë për të kaluar kufirin”.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Shërbimi rus i sigurisë FSB tha më parë se sulmuesit ishin “në kontakt” me njerëzit në Ukrainë teksa përpiqeshin të largoheshin nga Rusia.

Hunt i tha skynews sot se dyshon në atë që qeveria ruse po thotë, duke pasur parasysh “atë që kemi dëgjuar prej tyre gjatë viteve të fundit”.

“Ne e dimë se ata po krijojnë një ‘perde’ për të arsyetuar pushtimin e Ukrainës. Por, kjo nuk do të thotë se nuk është një tragjedi kur njerëz të pafajshëm humbasin jetën e tyre kur bombardohen në një mënyrë të tmerrshme”, shtoi Hunt.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Ministri paralajmëroi se Britania e Madhe dhe vendet e tjera evropiane duhet të jenë absolutisht të shqetësuara që Shteti Islamik u kthye në skenën botërore.

“Ne jemi shumë me fat në këtë vend që kemi një shërbim sekret tepër madhështor që ka arritur të pengojë kërcënime të shumta terroriste në vitet e fundit, por ne duhet të jemi vigjilentë. Nëse sulmi është kryer nga Shteti Islamik, ata janë krejtësisht pa dallim në atë që ata po, gati për të vrarë në mënyrën më të tmerrshme”, shtoi Hunt.

Ndryshe, Komiteti rus i Hetuesisë ka deklaruar se numri i viktimave është 137 gjersa 61 prej tyre i kanë identifikuar.

YouTube player