Bota

Ministri britanik i Mbrojtjes: E paimagjinueshme të mos mbështesim Finlandën nëse sulmohet!

“Është e paimagjinueshme që Britania e Madhe të mos mbështesë Finlandën ose Suedinë nëse ato sulmohen ndonjëherë”. Kështu deklaroi ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, gjatë një konference për shtyp në Niinisalo me homologun e tij finlandez Antti Kaikkonen.

 “Edhe pa një marrëveshje formale, ne jemi vende evropiane që ndajmë të njëjtat vlera”, shtoi Wallace, duke iu referuar faktit se dy shtetet skandinave nuk janë anëtarë të NATO-s, por kanë shprehur gatishmërinë për t’u anëtarësuar pas sulmit rus në Ukrainë. 

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Në lidhje me vendimin e Helsinkit, ministri theksoi se duhet të zgjedhë lirisht nëse do t’i bashkohet aleancës ushtarake, pavarësisht deklaratave që vijnë nga Moska për nevojën që vendi të ruajë neutralitetin e tij historik. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *