KryesoreLajme

Ministri Bislimi: Kam informacione se është rekomanduar heqja e masave ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, po raporton në Komisionin për Integrime Evropiane, për Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028. Bislimi tha se ka informacione se është rekomanduar heqja e masave sanksionuese ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Bislimi foli për rezultatet e qeverisjes në miratimin e disa ligjeve gjatë periudhës  të kësaj qeverisjeje.

“Një numër i rëndësishëm i ligjeve janë miratuar gjatë kësaj periudhe që tashmë po zbatohen dhe do të përmendja kodin e procedurës penale ligjin për financimi  e subjekteve politike ligji për deklarimin ,kontrollin dhe origjinën e pasurisë të zyrtarëve publikë, ligji për agjencinë për  parandalimin e korrupsionit, ligji për zyrtarë publikë dhe pagat në sektorin publikë, ligji për parandalimin e dhunës në familje dhe dhuna na baza gjinore,ligji për zgjedhjet, etj”, tha Bislimi.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Ai foli për disa reforma që kanë nisur të zbatohen në vijimësi, ku për referencë mori fushën e administratës publike ku është krijuar portal i shërbimeve E-Kosova, që po zgjerohet çdo ditë me shërbime të reja që po ofron tek qytetarët, si dhe në zvogëlimin e barrës administrative përmes thjeshtimit, bashkimit të shfuqizimit të rreth 8%  të licencave për operatorë ekonomik.

Bislimi më tej foli për segmentin e tregut, ku bëri të ditur se është funksionalizuar gjykata komerciale, pastaj është themeluar njësia për informimin e bizneseve lidhur me standardet.

Ai foli edhe për planin kombëtar në integrimin  evropian, ku sipas tij gjatë vitit që lamë pas janë paraparë 160 masa dhe deri në fund të vitit qeveria kishte miratuar 13 projektligje që ka përcjellë në Kuvend për miratim, ku Kuvendi ka miratuar deri më tani vetëm 5 sosh.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Duke përmendur masat e BE-së ndaj Kosovës, Bislimi tha se ka informacione se është rekomanduar heqja e masave sanksionuese ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian, shkruan RTK.“Raporti i Borrellit është parakusht për trajtimin në KiE, është përpiluar në muajin prill, por ka pasur hezitim që të dërgohet në Komision. Raporti është dashur që të dorëzohet pardje, por një pjesë e Komisionit ka kërkuar pak shtyrje. Besojmë se do të dorëzohet javën tjetër. Informacionet që kam është se përmbajtja e raportit është pozitive dhe rekomandon heqjen e masave”, është shprehur Bislimi.

Rruga Press

YouTube player