Lajme

Ministri austriak: Qeveria e Kosovës po ofron siguri dhe qartësi për situatën në veri

Ministri austriak i Punëve të Brendshme, Karl Nehammer, ka deklaruar se zgjidhje e tensioneve së krijuara në veri të Kosovës nuk është dhuna, dhe se dhuna nuk është as mjet i politikës.

Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është duke ofruar siguri dhe qartësi për situatën e krijuar, duke potencuar se këtë e mbështet shteti austriak dhe Bashkimi Evropian.

“Dhuna nuk është mjet i politikës. Austria ka ofruar më së shumti forca ushtarake të KFOR-it, për një shtet që s’është anëtar i NATO-s. Vendimmarrëse është që në fazën që jemi tani mund të themi që procesi po ecën mirë. Ka fusha që po trajtohen, është e rëndësishme të mos provokohemi nga një situatë e tillë. Këtë qartësi dhe siguri po e ofron Qeveria e Kosovës”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Në takim me Negammer, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka theksuar se pas vendosjes së barrikadave është parë një ashpërsim i retorikës serbe, ku këta të fundit e kanë portretizuar punën e Njësisë Speciale si represion.

“Kjo nuk është as provokim as kërcenim për asnjë qytetar te Republikës sonë, ligjshmëria në veri është parakusht për prosperitet të qytetarëve tanë. Deri më tani janë lëshuar 11 muaj targa të përkohshme. Austria ashtu si aleatët tjerë te botës demokratike janë pozicionuar drejt sundimit të ligjit, paqes dhe sigurisë”, ka thënë ministri i Brendshëm.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *