Ministri Aliu viziton kryetarin e Leposaviqit, vetura e tij gjuhet me ngjyrë
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën ka vizituar kryetarin e Leposaviqit në ndërtesën komunale.
Ai u prit nga kryetari Lulzim Hetemi, i cili ka më shumë se 10 ditë i bllokuar brenda objektit.
Me të kuptuar për vizitën, protestuesit serbë filluan të shtohen para objektit të komunës.
Ndonëse ishte nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, ministri Aliu gjatë kthimit nga komuna, njëra nga veturat me të cilat ai po udhëtonte është gjuajtur me ngjyrë.
Burimet e mediave në Kosovë mësojnë se për vizitë Hetemit i shkoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për të cilin kjo nuk ishte hera e parë.
Ndërkaq, edhe para tri ditësh, ministri Aliu kishte tentuar që të vizitonte kryetarin Hetemi, mirëpo ai nuk ishte lejuar nga KFOR-i që të kryejë këtë takim.
Megjithatë, këto raportime ishin mohuar nga ministri, i cili kishte thënë se ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdohet më tutje, me qëllim që të shmangeshin tensionet.
“Përkundrazi, KFOR-i na kanë ofruar siguri, me një njësit të tyre që e kanë dërguar pikërisht për këtë qëllim. Në fakt, ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdojmë më tutje, me qëllim që të shmangim tensionimin e situatës nga bandat kriminale që silleshin përreth”, kishte shkruar ai në Facebook.
Rruga Press