KryesoreLajme

Ministri Aliu: Rruga Kijevë-Zahaq po bëhet, nga projekti i kaluar buxhetit të shtetit po i shpëtohen mbi 150 milionë euro

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar për zhvillimin e punimeve që janë duke u bërë në rrugën Kijevë-Zahaq.

Ministri Aliu tha se projekti i mëparshëm për ndërtimit të rrugës Kijevë-Zahaq është anuluar, që kushtonte 240 milionë euro.

Sipas Aliut projekti i kësaj rruge tani është duke u realizuar nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës për vetëm 90 milionë euro.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Aliu tutje, ka shtuar se buxhetit të shtetit të Kosovës janë duke iu shpëtuar mbi 150 milionë euro, nga projekti i kaluar për ndërtimin e kësaj rruge.

“Rruga Kijevë-Zahaq, po bëhet.

Kemi anuluar projektin e mëparshëm që do të kushtonte 240 milionë euro, e sot me Qeverinë tonë po e realizojmë këtë rrugë për vetëm 90 milionë euro.

Përmes projektit të tanishëm po i shpëtojmë buxhetit të Kosovës mbi 150 milionë euro.”, ka shkruar Aliu në facebook.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?
YouTube player