Ministri Aliu: Puna për zgjerimin e rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj, po vijon
Ministri i Infrasturkturës Liburn Aliu, bashkë me zëvendësministrin Hysen Durmishi ka përcjellur nga afër punimet e rrugën Komoran, Drenas dhe Skenderaj, ku ka treguar se në këtë pjesë po zhvillohen punimet.
Aliu, po ashtu tha se shpronësimi i pronave në këto zona ka sjellur vonesa për vazhdimin e këtyre punimeve deri më tash.
Liburn Aliu, tutje shtoi se zgjerimi rrugës Komoran-Drenas dhe Skenderaj, do të bëhet sa më parë.
“ Puna për Zgjerimin e Rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj, po vijon.
Shpronësimi i pronave solli vonesa në ecurinë e këtij projekti, por po angazhohemi që të zgjidhim të gjitha problemet një nga një, që punimet të zhvillohen për së mbari, e zgjerimi i rrugës të bëhet sa më parë.
Për këtë projekt:
Për vitin 2024, kemi ndarë 13 milionë euro;
Për vitin 2025, kemi ndarë 15 milionë euro.”, ka shkruar Aliu në facebook.
Rruga Press