Lajme

Ministri Aliu: Nga projekti i banimit social në Kosovë do të përfitojnë personat dhe familjet me kushte jo të mira ekonomike

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu, është shprehur se nëpërmjet Projektligjit për banim social do të përfitojnë familjet me gjendje jo të mirë ekonomike, duke u shprehur se 13 komuna kanë aplikuar për të përfituar nga pronat komunale për ndërtim.

Ai ka deklaruar të mërkurën para mediave se në shtator do të bëhet thirrja e ardhshme për aplikim, teksa bëri të ditur se janë shqyrtuar lokacionet dhe kushtet urbanistike.

“Në këtë mbledhje pati mjaft ligje të rëndësishme që janë miratuar. Janë miratuar Projektligji për banim social dhe të përballueshëm. Në janar të këtij viti kemi thirrur të gjitha komunat t’i identifikojnë pronat komunale për ndërtim, për banimin social. Kanë qenë 13 komuna që kanë aplikuar në këto lokacione. Në shtator do të bëjmë thirrjen tjetër që te aplikojnë për banim social, kemi shqyrtuar të gjitha lokacionet, kushtet urbanistike. Jemi në fazën e fillimit të projekteve detaje te zhvillimit të këtyre ndërtimeve”, është shprehur Aliu.

Lexo më shumë  Ish-ambasadori amerikan në NATO, Volker: Perëndimi po e fuqizon Vuçiqin, i cili po përpiqet ta bëjë Serbinë një Rusi të Ballkanit

Ai ka theksuar se banimi social do të menaxhohet nga komuna, por do të përfitojnë edhe të papunët dhe të pastrehët.

“Sapo fillojnë projektet do të aplikohet për leje. Pas kësaj faze do të ketë edhe faza të tjera. Banimi social do të menaxhohet nga komuna, por do të monitorohet dhe kjo është për kategorinë e njerëzve që nuk kanë kushte të mira ekonomike. Nga ky projektligj u tha se do të përfitojnë familjet që nuk kanë të ardhura, të papunët dhe të pastrehët. Nuk kemi mundur me hy në fazën e projektit pa hyrë na fazat e para të realizimi puna përgatitore ka marrë shumë kohë, tash është procesi i finalizimit”, ka thënë Aliu.

Lexo më shumë  Peci dhe Latifi hapin zyrtarisht “Hardh Fest” me vjeljen ceremoniale të rrushit

Rruga Press

YouTube player