Lajme

Ministri Aliu jep lajmin: Edhe në Kosovë disa qese plastike do ndalohen, disa bëhen me pagesë

Qeset e plastikës janë bërë me pagesë e disa do të ndalohen krejtësisht. Kjo falë finalizimit të Udhëzimit Administrativ. Kështu ka bërë të ditur, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Në një konferencë për media, Aliu ka thënë se prodhimi i qeseve të plastikës nga zero deri në 25 mikron, të cilat përdoren sot dhe mund të merren në falas, ndalohen rreptësisht.

“Me miratimin e udhëzimit administrativ për ambalazhet mbeturin i cili është miratuar në Qeveri dhe projektet që dalin nga ky udhëzim administrativ. Me eliminimin e qeseve të plastikës dhe rimbursimin e depozitës që ka të bëjë me shishet e plastikës e që rezultuan pasi punët që i kemi bërë duke analizuar sistemin, në këtë udhëzim administrativ që është miratuar e që do të ketë drejtpërdrejt ndikim tek ambienti duke eliminuar qeset e plastikës dhe duke eliminuar shishet e plastikes  dhe trajtimin e ambalazhit të plastikës”, tha Aliu.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Ministri Aliu deklaroi qeset nga 25 deri në 50 micron do të lejohet përdorimi i tyre por që do të jenë me pagesë dhe se nuk do të kenë logo të prodhuesve.

“Në lidhje me pjesën e udhëzimit administrativ që ka të bëjë me qeset e plastikës, do të kemi ndalim të prodhimit të qeseve të plastikës nga zero deri në 25 mikron, të cilat përdoren sot dhe mund të merren në falas, ndalohen rreptësisht. Do të lejohen vetëm qeset që do të përdoren për fruta ndërsa qeset nga 25 deri në 50 mikron do të lejohet përdorimi i tyre, do të kushtojnë 5 cent por nuk lejohet të ketë llogo të prodhuesve. Do të ketë ndalim të prodhimit importeve dhe shitjes në treg të qeses plastike. Sistemi i rimbursimit të depozitave është çështja tjetër, është një projekt i cili në udhëzimin administrativ krijohet mundësia e fillimit të sistemit rimbursimit dhe depozitës por që nuk mund të fillojë menjëherë”, tha ai.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Sipas tij, i tërë sistemi që ka të bëjë me menaxhimin e mbeturinave e ka fokusin kryesor te ekonomia qarkore, ndarja e mbeturinave në burim.

“Nga eliminimi i qeseve të plastikës që nuk mund të ripërdoren, do t’i kemi këto lloj çantat që mund të ripërdoren”, shtoi ai.

Sa i përket kostos, ministri Aliu thotë se s’do të ketë kosto shumë të madhe për buxhetin e shtetit për shkak se e tëra do të ndërtohet nga sistemi i kombinuar i prodhuesve, importuesve dhe shitësve.

“Këto tre palë jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta. Janë marrë modelet ekzistuese, nuk kemi shpikur diçka të re, e kemi parë sistemin në Finlandë dhe Estoni, po aplikohet edhe në Gjermani, edhe në Greqi”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player