Lajme

Ministri Aliu: Deponitë janë në gjendje të rëndë, komunat duhet të ndërtojnë qendra të riciklimit


Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim të martën e ka shqyrtuar Raportin mjedisor për vitin 2022. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se raporti do të duhe që të shqyrtohej me kohë, duke shtuar se janë në përgatitje të strategjisë për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas tij, kompetencat e kompanive rajonale nuk janë mirë të përcaktuar prandaj edhe ka probleme, duke shtuar se deponitë janë në gjendje të rëndë. Prandaj sipas tij, komuna duhet të ndërtojnë qendra të riciklimit.

“Raporti për gjashtë muajt e parë dhe të dytë do të duhej të shqyrtohet bashkërisht. Jemi në ndryshim të strategjisë dhe jemi duke përgatit projekte që e rregullojnë punën e menaxhimit të mbeturinave”.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“E kemi pari një problem kemi kompani regjionale, ndërsa kemi kompani qendrore të deponimeve, që mbi kompanitë regjionale nuk ka ndonjë autoritet. Komunat nuk janë nën menaxhim të tyre nuk mundet një kryetar me marr kompetencë menaxhimin e tyre”.

“…prandaj po dua me ia lënë nën menaxhim komunave me ndërtuar qendra të riciklimit. Jemi në një hap drejt rregullimit, depononit janë në gjendje të rëndë, qoftë Prishtina, apo cilido qytet”.

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu tha se raporti për vitin 2022 nuk ka efekt që të shqyrtohet. Sipas saj, shqetësim është prezenca e mbeturinave të shumta sidomos në kryeqytet për çka kërkoi të merren masa me seriozitet dhe urgjencë.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Metoda e shqyrtimit është  e papranueshme na merrem me probleme të vitit 2022, çfarëdo rekomandimi që i japim më këtë raport nuk hynë në funksion të vitit 2024. Për mu është e pakuptimtë, do të duhej të shqyrtohej raporti i këtij viti. Nuk shoh përmirësime të gjendjes, po vazhdon të jetë problematike gjendja e deponive të mbeturinave, shqetësim është prezenca e mbeturinave të shumta”.

“Kërkova më gjet një mundësi po me raportuar brenda afatit kohor sa i përket mbeturinave është shqetësim i madh nëpër lagjet e qytetit me i pa kontejner e mbeturinave të stërmbushur vijnë i marrin vetëm ato që janë në kontejner sepse nuk ka metodë nuk ka vëzhgim të kamerave”.

Rruga Press

YouTube player