Ministrat e Jashtëm të G7-tës do të takohen në Konferencën e Mynihut
Annalena Baerbock ministrja e jashtme e Gjermanisë do të drejtojë një takim me ministrat e jashtëm nga Grupi i Shtatë vendeve të industrializuara, në konferencën e Sigurisë në Mynih, me gjasë të shtunën, tha të mërkurën një zëdhënës i ministrisë së jashtme.
Ministrat do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në trajtimin e krizës në Ukrainë, tha zëdhënësi.
Konferenca e Sigurisë në Mynih zhvillohet nga 18-20 shkurt.
Rruga Press