Bota

Ministrat e Jashtëm arabë kundërshtojnë propozimin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve të Gazës në Egjipt dhe Jordani

Ministrat e Jashtëm arabë kundërshtuan sot transferimin e palestinezëve nga territoret e tyre, duke paraqitur një qëndrim të unifikuar kundër Presidentit të SHBA Donald Trump, i cili sugjeroi që Egjipti dhe Jordania të pranojnë banorë nga Rripi i Gazës.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas një takimi në Kajro, ministrat e jashtëm dhe zyrtarët nga Egjipti, Jordania, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Autoriteti Palestinez dhe Liga Arabe thanë se një veprim i tillë do të kërcënonte stabilitetin në rajon, do të përhapte konfliktin dhe se do të minonte perspektivat për paqe.

Lexo më shumë  Macroni i drejtohet popullit francez: SHBA ka ndryshuar, ka nisur një epokë e re

“Ne riafirmojmë refuzimin tonë të (çdo përpjekjeje) për të rrezikuar të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez, qoftë nëpërmjet aktiviteteve të vendbanimeve apo dëbimeve apo aneksimit të tokave apo përmes braktisjes së territoreve nga pronarët e tyre… në çfarëdo forme apo në çdo kusht apo justifikim.” thuhet në deklaratën e përbashkët, shkruane Reuters.

Në tekst, nënshkruesit theksojnë gjithashtu se presin me padurim të punojnë me administratën Trump me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme.

Takimi erdhi pasi Donald Trump tha javën e kaluar se Egjipti dhe Jordania duhet të marrin palestinezët nga Gaza, të cilën ai e quajti “një terren rrënimi” pas 15 muajsh të bombardimeve izraelite që kanë lënë mijëra të pastrehë. Kritikët thanë se ky propozim përbën spastrim etnik.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi hodhi poshtë të mërkurën idenë që vendi i tij të lehtësonte zhvendosjen e banorëve të Gazës dhe tha se egjiptianët do të dilnin në rrugë për të shprehur mosmarrëveshjen e tyre.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit