Lajme

Minierat po bëhen “varre”. Një tjetër minator humb jetën në Bulqizë

Një minator në Bulqizë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punën e tij në minierë. Raportohet se viktima është 52-vjeçari me iniciale S. D. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Bulqizë, informacioni paraprak

Në një minierë në Bulqizë, gjatë punës është aksidentuar me pasojë vdekjen e shtetasit S. D., rreth 52 vjeç (minator).

Grupi hetimor ndodhet  në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Vdekjet e minatorëve në Shqipëri janë një ngjarje jo fort e rrallë. Kushtet e punës dhe sigurisë në minierë janë në gjendje të dobët dhe pa infrastrukturën e nevojshme që eviton rreziqet. Nga ana tjetër, edhe institucionet e inpektimit shtetëror janë bashkëpërgjegjëse, duke i lejuar këto miniera të punojnë në kushte me rrezik të lartë për jetën.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Minatorët e qytetit të Bulqizës e kanë si të vetme të ardhur ekonomike punën në minierë. Madje gati-gati gjithë qyteti punon aty, jo vetëm burrat, por jashtë minierës shikon gra dhe fëmijë. Duket sikur miniera për nga vetë emri i saj si një pasuri shumë e konsiderueshme ka mbledhur rreth vetes qytetin, por për fatin e keq në vendin ndër më të pasurit në Shqipëri gjendet ndër më të varfërit. Kjo sepse pasuria e nxjerr prej saj kondesohet në mënyrë të skajshme nëpër pak duar.

Të shumta janë rastet kur pas vdekjes së një minatori, i cili ishte i vetmi familjar në punë, gruja dhe fëmijët e tij mbeten pa asnjë të ardhur. Përveç dhimbjes së humbjes së familajrit të tyre duhet edhe të vuajnë për nevojat më bazike siç është ushqimi, kujdesi shëndetësor, shkollimi etj.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Pavarësisht përpjekjes që disa minatorë bënë për të krijuar sindikatën e minatorëve, nuk u finalizua shumë, kurse ajo që u pësua ishte “ndëshkimi” hakmarrës me heqje nga puna apo kërcënime.

Sigurimi i jetës në punë garantohet në Ligjin me Nr. 10 237, Neni 2 thotë se:

Punëmarrësi duhet të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve
profesionale, eleminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik dhe aksident, informimit, këshillimit,
pjesëmarrjes së balancuar, në përputhje me ligjin, formimit të punëmarrësve e të përfaqësuesve të
tyre;

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *