KryesoreLajme

Minatorët në protestë, kërkojnë miratimin e statusit, Qeveria e Ramës lë në mëshirë të fatit punëtorët

Ditën e sotme minatorë kanë protestuar para Ministrisë së Energjitikës. Shpesh paralelisht me seancat parlamentare, minatorët dalin në protestë më kërkesat e tyre.

Edhe ditën e sotme ata kanë protestuar ku kanë kërkuar që të miratohet statusi i minatorit, kërkesë e bërë prej vitesh, por që ende nuk ka marrë një përgjigje.

Minatorët kanë kërkuar një takim me ministren Belinda Balluku, teksa pjesë e kësaj proteste ka qenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në dhjetor të 2020 përmes Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës i dorëzuan Kuvendit një peticion me 10 mijë 680 firma për Statusin e Minatorit. Katër vite më vonë Kuvendi nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë peticion.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Minatorët ndezën edhe qiri jashtë derës së Ministrisë, në nderë të kolegëve që ndër vite kanë ndërruar jetë duke punuar nëntokë.

Kërkesat në Statusin e Minatorit

*Pension i llogaritur sa paga minimale zyrtare herë 40%.

*Ata punonjës që kanë mbi 10 vjet e 6 muaj në punë në nëntokë, për çdo vit mbi këtë kufi do të kenë shtesë pensioni me 2%.

*Familjarët e minatorëve që kanë humbur jetën gjatë punës në minierë, bashkëshortja e ve kur nuk është e punësuar, fëmijet deri në moshën 18 vjeç, ose 26 vjeç kur ndjekin studimet e larta, përfitojnë pension në masën 100% të pagës minimale zyrtare.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

*Përfituesit e Statusit të minatorit duhet të bëjnë 2 herë në vit kontrolle mjekësore falas në institucionet shëndetësore publike apo private në vend.

*Ne rast sëmundjesh që vërtetohet se vijnë direkt apo indirekt nga puna në nëntokë, përfituesit e Statusit të minatorit përfitojnë kurim falas në institucionet publike apo private që janë me kontratë me fondin e kujdesit shëndetësor.

*Për çdo lloj sëmundje ilaçet e përfitueseve të Statusit të minatorit janë 100% të rimbursueshme.

*Pushteti vendor detyrohet të marrë masa për ripunësimin dhe strehimin e shkollimin e përfitueseve të statusit.

YouTube player