Minat tokësore po pengojnë bujqit e Ukrainës të mbjellin arat
Minat tokësore të lëna nga forcat ruse në rajonin verior të Ukrainës Chernihiv po pengojnë zhvillimin e bujqësisë në vend, thonë autoritetet lokale.
“Rajoni është shumë i madh dhe armiku u vendos në shumë zona,” shpjegoi kreu ushtarak rajonal Vyacheslav Chaus.
Ai tha se çështja e sigurisë po i pengonte fermerët të mbjellin arat.
Ukraina dhe Rusia kanë një rol kyç në tregjet globale të ushqimit. Dy vendet eksportojnë rreth 30% të grurit në botë, sipas Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së./abc/
Rruga Press