Opinion/Aktualitet

Minat ruse në autostradat ukrainase si granatat serbe në kufirin Kosovë – Shqipëri

Tani kuptohet se serbët dhe rusët kanë një moral të ngjajshëm militar dhe paramilitar, përkatësisht taktika meskine ushtarake.

Kujtojmë se gjatë tërheqjes së trupave serbe nga zona e kufirit Shqipëri Kosovë janë vendosur qindra mina dhe granata të llojeve të ndryshme.

Një artikull i Birn-it i vitit 2021 shpjegon se “Më shumë se 200 persona u plagosën nga minat tokësore të vendosura nga forcat serbe në kufirin shqiptarë gjatë luftës në Kosovë dhe të mbijetuarit thonë kujdesi shëndetësor joadekuat dhe problemet me riparimin e protezave po vazhdojnë të shkaktojnë vuajtje”.

Lexo më shumë  Shteti bektashi ka planifikuar rrëmbimin e Mësonjëtores së Korçës

Rusët ditët e fundit gjatë tërheqjeve taktike nga zonat veriore dhe qendrore të Ukrainës drejt Bjellorusisë dhe lindjes së Ukrainës, për qëllime rigrupimi sipas intelegjencës britanike dhe amerikane, kanë vendosur mina anti tank në shumë autostrada.

Videoja në fjalë tregon shoferët ukrainas pranë Borodyanka të rajonit të Kievit. Pamjet janë hedhur në internet më 30 mars dhe janë verifikuar nga media prestigjioze britanike si Daily Mail Burimet fillestare i morëm nga Liveuamap*- twitter.

Lexo më shumë  Pozicionimi i Perëndimit ndaj Serbisë, qëndrimi i opozitës dhe  Sindromi i Fregolit

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *