Mina, predha e mortaja, armatimi që la pas ushtria ruse në Kherson
Ushtarët ukrainas zbuluan një bazë të madhe armatimi pranë një fshati në jug të qytetit Kherson që ushtria ruse e braktisi pas urdhrit për tërheqjen nga ky rajon.
Dhjetëra kuti me municione, mina, mortaja e predha ranë në duart e vendasve në fshatin Blahodatne, 20 km larg Khersonit.
Fshatarët tregojnë se të paktën 100 ushtarë ruse kontrollonin zonën prej 8 muajsh duke ushtruar panik te banorët, të cilëve iu vidhnin ushqime, televizorë dhe stufa.
Ata vranë një njeri që iu afrua bazës ushtarake si dhe rrëmbyen dy të tjerë, fati i të cilëve është ende i paqartë.
Rruga Press