KryesoreLajme

Mimoza Kusari – Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer të gjirit.

Ajo ka thënë se tashmë ka kryer operimin e gjirit.

“Detektimi i hershëm shpëton jetë!Të dashura mike dhe miq, Dua të ndaj një lajm me ju. Sot dola nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës – Klinika e Kirurgjisë Torakale pas operimit të kancerit të gjirit. Tri javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor të cilin e bëj çdo vit, u diagnostikova me kancer të gjirit, dhe pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare, vendosëm për operacion dhe trajtim”, tha ajo.

Lexo më shumë  Pasi e falimentoi, Rama merr përsipër borxhet e Air Albania/ Mediat e huaja: Ja shuma marramendëse

Tutje, ajo ka shkruar se “për të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë bërë ekzaminimin e gjirit gjatë muajit tetor të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, ju lutem ta bëni sa më parë”.

“Kontrolli rutinor mund të realizohet në qendrat e mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në të gjitha vendet ku ofrohet mamografia. Detektimi i hershëm shpëton jetë, ndërsa vonesat për zbulimin dhe identifikimin e hershëm mund të sjellin pasoja shumë më të rënda. Fatmirësisht, unë e zbulova në një fazë të hershme dhe trajtimi është shumë më i lehtë sesa në fazat e avancuara”, ka theksuar ajo.

Lexo më shumë  Muja në Ditën e Pyjeve: Do të pyllëzojmë rreth 97 hektarë tokë

YouTube player