Lajme

Milionat pas kullave, ja sa ka arritur në 2 vjet vlera e lejeve të dhëna në Tiranë

Vlera e lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë përgjatë dy viteve 2020 dhe 2021 arrin në rreth 800 milionë euro.

327 milionë euro është vlera e atyre të dhëna në 2020 dhe rreth 470 milionë euro e lejeve të dhëna në 2021.

600 milionë euro përllogaritet shuma e investimit për godina shumëkatëshe, si për banim ashtu edhe për hoteleri, qendra tregtare apo aktivitete të tjera biznesi.

Lexo më shumë  47 miliard lekë oligarkëve për 10 ditë. Qeveria Rama hap thesin zgjedhor

Në total, Bashkia e Tiranës ka dhënë 201 leje ndërtimi gjatë vitit 2020 dhe 218 leje gjatë vitit 2021. Numri i lejeve ka pak diferencë, por ajo që ka diferencë është sipërfaqja totale për ndërtim.

Në 2020, sipërfaqja ishte rreth 1 milionë e 120 mijë metër katrorë, ndërsa në 2021 ajo kapërceu në 1 milionë e 650 mijë. Diferenca prej 530 mijë metrash katrorë më shumë ndërtim në 2021 se në 2020 sugjeron se në 2021-shin numri i lejeve për kulla shumëkatëshe ka qenë më i lartë.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, do të nënshkruaj marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA-n

Sipas një raporti të Co-Plan, Bashkia e Tiranës ka arkëtuar vetëm nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rreth 51 milionë euro në 2020. Në 2021, shifra përllogaritet në rreth 65-70 milionë euro. Në total, arkëtimet nga kjo taksë shkojnë për të dyja vitet rreth 120 milionë euro.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *