KryesoreLajme

Miliarda me tenderat e AKSHI-t/ BKH ushtron kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” të Ermal Beqirit

Teksa biznesmeni Ermal Beqiri vijon të shpallet fitues në një sërë tenderash publik, përfshirë dhe ato të shpallura nga Agjencia Kombëtari e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe jo vetëm, mësohet se aktiviteti i tij ka rënë në vëmendjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Burime për Fax News bëjnë me dije se oficerët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle në zyrat e kompanisë “Soft & Solution” në pronësi të Ermal Beqirit. Nuk dihet nëse këto kontrolle nga Byroja Kombëtare e Hetimit lidhen drejtpërdrejt me tenderat e fituara nga kompania apo në kuadër të ndonjë hetimi nga Prokuroria e Posaçme.

Lexo më shumë  USB me mbi 130 mijë dokumente sekrete serbe - Kemi depërtuar në zemrën e kasafortës së Serbisë, ku ruhen “top sekrete” shtetërore të luftës dhe e vërteta për gjenocidin në Kosovë nuk mund të fshihet më

Në një reagim zyrtar për Fax News, SPAK deklaron se nuk ka asgjë për të ndarë në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë, kompania “Soft & Solution” vijon të jetë një nga përfitueset më të mëdha të kontratave publike në sektorin e teknologjisë, pa u përballur me asnjë pengesë ligjore apo institucionale.

Emri i Ermaë Beqirit u bë i njohur për publikun në vitin 2021. Në atë kohë, inxhinieri elektronik 30-vjeçar nga Gjirokastra dhe drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit në rektoratin e Universitetit të Tiranës, u përzgjodh si një nga ekspertët e thirrur në procesin për korrupsion që po zhvillohej në Gjykatën e Lartë ndaj ish-zv.kryeministrit Ilir Meta.

Roli i Beqirit dhe kolegëve të tij ishin të eksportonin videon e njohur në publik si “Meta-Prifti”, në të cilën aludohej se Ilir Meta dhe miku i bashkëpunëtorit të tij Dritan Prifti, të dy pjesë e Qeverisë, diskutonin për ndarje parash në shumën 700 mijë euro. Ekspertiza e kryer nga Ermal Beqiri dhe ekspertë të tjerë konkludohej se video ishte përpunuar dhe se teksti ishte nxjerrë nga konteksti. Bazuar në këtë ekspertizë, trupa prej 5 gjyqtarësh të Gjykatës së Lartë, shpallën të pafajshëm Ilir Metën.

Lexo më shumë  Protesta e blegtorëve në Shqipëri/ Fermeri: Qeveria po na çon drejt falimentit me qëllim
YouTube player