Bota

Milanoviq konfirmon kandidimin për një mandat tjetër si president i Kroacisë: Kam njohuritë dhe përvojën më të madhe

Presidenti kroat Zoran Milanoviq, ka konfirmuar para gazetarëve se do të kandidojë për një mandat tjetër si presidenti i Kroacisë.

I pyetur se kur do  të shpallë kandidaturën e tij, Milanoviq u përgjigj shkurt: “ja tani”, duke hequr të gjithë dilemat nëse do të jetë sërish në garë.

“Pres mbështetjen e SDP-së, do të më duhet, për një sërë arsyesh, që të mos më grabisin. Kam njohuritë dhe përvojën më të madhe nga të gjithë kandidatët e mundshëm, por sigurisht kjo nuk është asnjëherë vendimtare, nuk duhet të jetë as tani”, tha Milanoviq.

Lexo më shumë  Britania e Madhe po shqyrton rritjen e ndjeshme të shpenzimeve për mbrojtjen

“Përsëri kandidoj për president të Republikës së Kroacisë, kam njohuritë dhe përvojën më të madhe nga të gjithë kandidatët e mundshëm dhe edhe pse kjo nuk është gjithmonë vendimtare”, shkroi ai më pas edhe në rrjetin social Facebook.

Ishte folur prej kohësh së Milanoviq do të rikandidojë, por se deri më sot nuk ka patur ndonjë konfirmim zyrtar nga ana e tij. 

Lexo më shumë  Gjermania dhe Britania paralajmërojnë BE-ne: Armatosuni kundër një sulmi të mundshëm rus

Rruga Press

YouTube player