Lajme

Milanoviç takohet me Konjufcën: Kroacia do ta mbështetë Kosovën

Pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, Zoran Milanoviç është takuar me kryetarin e kuvendit Glauk Konjufca.

Mediat në Kosovë raportojnë se gjatë takimit Konjufca ka diskutuar për aktualitetin politik, pandeminë, situatën energjetike, ekonominë dhe zhvillimet rajonale. Konjufca falënderoi presidentin Milanoviq për mbështetjen koherente të shtetit kroat ndaj Kosovës, ndërsa shprehu mirënjohje për kontributin e pjesëtarëve të ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it. 

Lexo më shumë  S’mjafton as për mbijetesë, të moshuarit në Shqipëri nuk duan bonuese, por rritje pensioni

Nga ana tjetër, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq konfirmoi gatishmërinë për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale dhe gjithashtu edhe mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën, me theks të veçantë në procesin e njohjes nga 5 vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur, liberalizimin e vizave dhe integrimin euro-atlantik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *