Milani klubi më i interesuar, Levante i cakton çmimin Enis Bardhit
Enis Bardhi duket se është në rrugën e duhur për të lënë Levanten këtë verë dhe për të bërë një hap më të madh në karrierë. Ofertat drejt tij janë disa, po është edhe në dorë të klubit.
Nga Spanja bëjnë me dije se i kanë caktuar çmimit yllit të mesfushës. Levante do ishte e gatshme të linte të lirë mesfushorin për vlerën e 15 milionë eurove.
Për Bardhin interesohen Milani, që e do për të pasuar Calhanoglu. Çmimi i vendosur nga Levante është i përballueshëm nga kuqezinjtë, por gjithçka mbetet për t’u parë.
Rruga Press