Milani dhe Napoli në garë për Bajramin, ja për sa mund ta largojë Empoli
Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira ka njoftuar se Milani dhe Napoli janë të interesuara për shërbimet mesfushorit shqiptar, Nedim Bajrami.
Bajrami ka shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e Empolit dhe tashmë është shumë i kërkuar nga disa skuadra të ndryshme.
Lajmi i madh është se Milani dhe Napoli, dy skuadra që po rikthehen në majat e futbollit italian, janë duke e konsideruar transferimin e tij.
Empoli po kërkon 12 milionë euro për skuadrat e interesuara.
Rruga Press