KryesoreOpinion/Aktualitet

Milan Radojičić – dje dhe sot…

Shkruan Enver Robelli

Milan Radojičić arrin t’i shmanget policisë së Kosovës nga duart dhe të “zhduket” në Serbi. Një dështim kolosal i forcave të rendit. Ky dështim tregon se në veri të vendit mund të ketë policë që bashkëpunojnë ngushtë me strukturat kriminale. Duhet hetim e ndëshkim i policëve që kanë qenë pjesë e këtij dështimi. Duhet të dërgohen komplet njësi të tjera në pikat kufitare në veri në mënyrë që krimi të luftohet në mënyrë efikase.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti bën homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti

Sa për krahasim: më 2018 presidenti Hashim Thaçi e kritikonte ashpër kryeministrin Ramush Haradinaj për takimin me bosin e mafies në veri. Muaj më vonë Haradinaj thoshte: “Milan Radojičićin e kam takuar në zyrën e Thaçit”. Por ka edhe fotografi të Milan Radojičićit në zyrën e Haradinajt.

Ka një përparim të vogël: më 2018 dhe 2019 presidenti dhe kryeministri kosovar shtyheshin e fyheshin me njëri-tjetrin duke u akuzuar e kundërakuzuar se kush e ka jaraninë më të trashë me një mafioz të dyshuar që ndërkohë e ka emrin edhe në listën e zezë të SHBA-ve. Më 2022 Milan Radojičići nuk guxon t’iu afrohet zyrave të udhëheqësve të Kosovës. Përparimi i madh ndodh kur Radojičići të arrestohet!

Lexo më shumë  “Mitropoliti Sebastianos: «Vorio Epiri i Greqis뻓/ Çfarë shkruan kleriku ortodoks grek Sebastianos, mitropoliti i Dropullit, vartës i Janullatosit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *