“Miku im Vuçiq” dhe saktësia profetike e Leo Freundlich (1913)
Nga Gëzim Mekuli
1. Shkrimtari austriak, disidenti hebre, Leo Freundlich, është njëri ndër intelektualët e rrallë që ruajti numrat e të gjitha gazetave të mëdha të kohës, të cilat shkruanin e dëshmonin mbi shfarosjen, e së paku, 500. 000 mijë (gjysëm milioni) shqiptarëve nga ushtria e rregullt serbe në vitet 1912-1913. Ai ngriti zërin kundër asaj që ai e qujati “Golgotha Shqiptare”, e që ishte deshmia e vrasjeve, çnjerëzimit dhe e përndjekjeve gjithëpërfshirëse të shqiptarëve nga Serbia.
Të dashur lexues,
Këtu dhe sot duhet rikujtuar fjalinë profetike të austriakut Feundlich, ku ai në vitin 1913 shkruante: “Shqiptarët vuajnë nga kujtesa e shkurtër, aq e shkurtër saqë pas një kohe i quajnë MIQ edhe kasapët e tyre.”
Pas 100 vitesh, përsëri pas masakrave serbe, jo masakrave ‘të vjetra’ nga vitet 1878 – 1926, por pas masakrave ‘të reja’, masakrave e gjenocidit të ri të viteve 1998 -1999, pra në shekullin e internetit, të Iphonit e të silikonit, Edi Rama, i jep të drejtë, fatkeqësisht i jep të drejtë shkrimtarit dhe politikanit austriak me origjinë hebreje, Leo Freundlich kur shkruante se: “Shqiptarët vuajnë nga kujtesa e shkurtër, aq e shkurtër saqë pas një kohe i quajnë MIQ edhe kasapët e tyre.”
2. Të nderuar lexues,
e keni vërjetur se si miku i Vuçiqit po luan në publik me gjuhën dhe fjalën? E keni kuptuar përse Edi Rama këto ditë, më të madhe po e përdorë emrin e Hashim Thaçit? E keni dëgjuar se si po luan me mbiemrat e cilësisë së mirë kur flet për Thaçin? Mendoni ju se kjo retorikë e tij është e pasherr?
Shkurt e shqip, Edi Rama, miku i Vuçiqit, dëshiron të përçajë e ti bindë (përmes retorikës, pra gjuhës) shqiptarët e Kosovës sa i përket nismës serbomadhe “Open Ballkan”. Rama, duke e mirëcilësuar Thaçin dëshiron të neutralizoj krtikët që vijnë nga taborri i simpatizuesve të Thaçit, dhe në këtë mënyrë të dobësoj rezistencën publike ndaj misionit të gjeo-politikës serbe “Open Ballkan”.
Rama, ka kohë që po bon hajgare me opinionin pubik, si në Prishtinë e poashtu edhe në Tiranë. Miku i Vuçiqit nuk ka nevojë të përdorë emrin e Thacit për qëllime të objektivave të Beogradit. Thaçi ka halle tjera; Ai është duke u ballafaquar me një Gjykatë shumë kundërthënëse…
Nëse Edi Rama dhe spindoctorët e tij nuk pajtohen me mendimin e me këtë kritikë, atëherë kabineti i tij le t’a dëshmojë të kundërtën: Le ta dënojnë në Kuvendin e Tiranës gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. S’ke nevojë të përdorësh hiq retorikën të përzier me Thaçin.
Kaq e thjeshtë është kjo punë, z. Rama!
Rruga Press