Lajme

Miku i Putinit që dyshohet se korruptoi ish-zyrtarin e FBI, bashkëpronar i kompanisë që prodhon energji nga HEC-i i Shushicës

Charles McGonigal, ish-drejtori i Kundërzbulimit të FBI, akuzohet edhe për lidhjet e tij me Oleg Deripaska, një miliarder rus i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave të publikuara në faqen OpenCorporates, oligarku rus rezulton pronar i kompanisë “TREMA ENGINEERING 2” dhe e ka shtrirë biznesin e tij dhe në Shqipëri.

Kompania Trema Engineering 2 ka 33 % të aksioneve në hidrocentralin e Shushicës. Kjo kompani është në pronësi të STRATBAG AG, e cila rezulton me seli të regjistruar në Austri, me kapital 12 milionë euro. Njeriu i besuar i Vladimir Putinit, Oleg Deripaska, ka 25.9% të aksioneve në kompaninë STRATBAG AG, me të cilën kontrollon 33 % të hidrocentralit të Shushicës.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Sipas dokumenteve, Idajet Ismailaj, Gentjan Filaj dhe njeriu i besuar i Vladimir Putinit (Oleg Deripaska), janë bashkëpronarë në kompaninë Shushica Hydropower, kompani që ka ndërtuar kaskadën e hidrocentraleve mbi Lumin Shushicë, për të shitur energji. Kontrata koncesionare është firmosur nga Etleva Kondi, drejtoresha e Koncesioneve në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, e arrestuar nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *