Bota

“Miku i mirë njihet në ditë të vështira”, Vuçiqi krenohet që nuk ka sanksionuar Rusinë: Po vjen rendi i ri

Aleksandër Vuçiqi krenohet me faktin që Serbia nuk ka sanksionuar Rusinë. Në një intervistë për median publike ruse, TASS, presidenti serb flet me krenari për kundërshtimin e perëndimit në këtë drejtim dhe popullin rus e konsideron “vëllazëror”. Megjithatë, thotë se ende nuk di edhe për sa kohë do t’i bëjë ballë presionit të SHBA-së dhe BE-së.

“Në serbisht dhe rusisht, si dhe në të gjitha gjuhët anglo-saksone, apo gjermane, ekziston një fjalë e urtë që thotë: shoku i vërtetë njihet në ditë të vështira. Është e lehtë të jesh shok në momente të mira. Të mbetesh mik, të jesh i sinqertë kur është e vështirë, pikërisht në momente të tilla, tregon fytyrën tënde të vërtetë”, tha Vuçiç.

Vuçiç risjell në vëmendje faktin që Serbia pezulloi përkohësisht stërvitjet ushtarake dhe policore me të gjithë partnerët e huaj, konkretisht të Rusisë, pasi në fakt me NATO-n ka kryer disa manovra. Ai komentoi dhe zhvillimin në Konferencën e Sigurisë në Mynih duke thënë se “paqja është kthyer në një fjalë të padëshiruar për mbarë botën”. Si asnjëherë më parë nuk raportohet që Vuçiç të ketë përmendur apo thënë ndonjë fjali për Kosovën në intervistën me median ruse, TASS.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Por në vend të kësaj, paralajmëroi se po vjen një arkitekturë e re e politikës botërore dhe se do të ketë shumë ndryshime. Sjellja e Serbisë kohëve të fundit ka qenë në orbitën e Kremlinit. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, u shpreh i habitur për deklaratën e Vuçiçit se Serbia do të jetë edhe në një pozicion më të vështirë për shkak të vdekjes së opozitarit Navalni.

Ndërkohë, në këtë temë ka ndërhyrë dhe presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Ai akuzon NATO-n me pretendimin se po përpiqet të zgjerohet në lindje duke bërë presion për anëtarësimin e Serbisë dhe Bosnjë- Hercegovinës në aleancë.

“Përgjatë kufijve të Rusisë dhe Bjellorusisë, ka rreth 32 mijë ushtarë të NATO-s, më shumë se 1 mijë automjete të blinduara, 235 avionë dhe helikopterë, kështu që historitë për shpërthimin e mundshëm të Luftës së Tretë Botërore nuk janë pa bazë”, u shpreh ndër të tjera ai./A2cnn

YouTube player