Mikrokreditë/ Kërkohet hetim për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë
Gjykata e Tiranës ka bërë kërkesë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korruipsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të nisur hetim për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në lidhje me çështjen e mikrokredive.
Sipas Gjykatës së Tiranës, Sejko duhet të hetohet për “shpërdorim detyre”.
Gjykata e Tiranës fillimisht ka shpallur moskompetencë, pasi Sejko është zyrtar i lartë dhe për rrjedhojë duhet të hetohet nga SPAK.
Këtë të mërkurë pritet të merret një vendim në lidhje me këtë kërkesën e Gjykatës së Tiranës, e cila është depozituar në Gjykatën e Posaçme.
Rruga Press