Lajme

Mijëra banorë të Burrelit dhe rrethinave pa ujë të pijshëm. 14 mln euro për ujësjellës u shndërruan në shatërvan

DEKLARATA E ANËTARIT TË KËSHILLIT KOMBËTAR TE PD, ÇLIRIM GJATA:

Qeverisë së Edi Ramës, superministres Balluku dhe zgjatimeve të tyre korruptive në pushtetin lokal, u kanë shpërthyer ujërat e korrupsionit. 

Këto pamje nuk janë shatërvan argëtues por uji i pijshëm i ujësjellësit të qytetit të Burrelit që duhet të ishte në rubinetat e qytetarëve, jo rrugëve.  

Ky është i njëjti Ujësjellës, hapja e punimeve të të cilit u inaugurua me të madhe rreth dy vite më parë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku. I njëjti ujësjellës që u kushtoi taksapaguesve 10 milionë euro plus disa milion ekstra për të mbuluar ‘gabimet’, siç ndodh me çdo punë publike që bëhet shkel e shko, sa për publicitet dhe për të vjedhur.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Tenderi u fitua nga kompania ‘LA-OR’ me 99.8% të fondit limit. Kontrata u lidh në shkurt të vitit 2021 më afat përfundimi të punimeve 30 muaj.

Që do të thotë punimet duhej të kishin përfunduar në gusht të vitit 2023, që do të thotë se jemi në përfundim të afatit të kontratës.

Ujësjellësi i Burrelit ka probleme në zbatim, nuk ka as parametrat minimalë të sigurisë dhe cilësisë. Ai është ndërtuar me tuba plastikë. 14 milionë euro të shpenzuara por punë.

Mijëra banorë të Burrelit dhe rrethinave pa ujë të pijshëm, me 14 milion euro të nisura për ujësjellës e të shndërruara në shatërvan.

Kujtojmë se kur Bashkia Mat drejtohej nga Partia Demokratike, në vitin 2014 pushteti lokal kërkoi një investim prej 5 milionë eurosh për këtë Ujësjellës. 8 vite më vonë investimi shkoi nga 12 milionë deri në 14 milionë euro. Trefish më shumë dhe ende pa ujësjellës.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Këto janë veprat publike të Ballukut, Ramës e gardistit të tyre në Burrel. Për to nuk ka nevojë për denoncime, por vetëm konstatime. Armagedoni i korrupsionit ka shpërthyer nga inceneratori i Tiranës te ujësjellësi i Burrelit, nga zhvatja e Butrintit te kolapsi i koncesioneve në Shëndetësi.

Provat janë në qiell të hapur, SPAK nuk i duhen aftësi hetuese, por vetëm vullnet.

Por SPAKU-n e njohim tashmë. Është një institucion që merret me arkeologji, jo me drejtësi. 

Matjanët kanë paguar për ujësjellës, por po marrin një shatërvan. Është spektakli i radhës i qeverisë. Shpenzimet janë, si gjithmonë, të shqiptarëve.

Rruga Press

YouTube player