Lajme

Mihali: Pesë anëtarët e Kushtetueses aktivizohen kur atyre që i kanë jashtë nuk iu ec vota në popull

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, tha se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese “aktivizohen kur atyre që i kanë jashtë nuk iu ec vota në popull”, teksa ka komentuar vendimin e publikuar të premten përmes së cilit u shfuqizuan 13 ligje që më parë ishin votuar në Kuvendin e Kosovës.

Kushtetuesja të premten njoftoi se partia në pushtet më 5 dhjetor 2024 pati shkelur procedurat duke marrë vendim që disa ligje t’i miratojë në dy lexime brenda një dite.

Lexo më shumë  Një rus dhe dy bjellorusë kapen duke hyrë ilegal në Kosovë

Vendimi u mor me miratimin e pesë anëtarëve të Kushtetueses.

Teksti i plotë i Dejona Mihalit:

1 vit e 1 muaj i mbajti të ngujuara dhjetra ligje të seancës plenare të 5 dhjetorit 2024 Gjykata Kushtetuese.

Afati që duhej të përgjigjej ishte maksimumi 3 muaj.

Ama priti 4 palë zgjedhje dhe të gjitha numërimet e votave.

Sot vendosi të na informojë se seanca plenare e thirrur sipas rregullave të Rregullores së Kuvendit na qenkërka joprocedurale.

Nuk dihet prej kur Kushtetuesja merret me rregulloret dhe procedurat e seancave teksa shumica voton e vendos se si mbahen ato.

Por çka dihet është se 5 anëtarët aktivizohen kur atyre që i kanë jashtë nuk iu ec vota në popull.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike
YouTube player